Autoritetet amerikane të sigurisë rrugore kanë lëshuar një urdhër që kërkon që prodhuesit e veturave të raportojnë të gjitha aksidentet që përfshijnë automjetet pa shofer që testohen në rrugët publike.
Deri më sot, 30 shtete të SHBA-së lejojnë testimin në botën reale të teknologjisë së ardhshme të veturave pa duar, e cila shkon përtej asaj që është në dispozicion për publikun për blerje sot.
Teknologjia e gjeneratës së ardhshme mbështetet më shumë te kamerat, radarët dhe sensorë të tjerë për të lexuar rrugën dhe trafikun, me ndërhyrje minimale nga shoferi, raporton caradvice.com.
Sidoqoftë, në mes të shqetësimeve në rritje në lidhje me potencialin e mbështetjes së tepruar në teknologji, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Transportit në Rrugë (NHTSA) ka prezantuar një sistem të detyrueshëm raportimi për kompanitë e teknologjisë që punojnë me vetura pa shofer që janë të përfshira në një aksident.
Kompanitë përgjegjëse për testimin e këtyre veturave në rrugët publike do të duhet të njoftojnë NHTSA-në brenda një dite pas një aksidenti që përfshin një "lëndim që kërkon trajtim në spital, fatalitetet, tërheqjen e veturës, lëshimi i ‘aribags’ ose përfshirjen e një përdoruesi të ndjeshëm të rrugës siç është një këmbësor ose biçiklist".
-
Të gjitha veturat e reja në SHBA nga 2029-a duhet të kenë frena automatike
-
Autopiloti i Teslas shkaktar i disa aksidenteve, zbulon rregullatori amerikan
-
Kompanitë e dinin se veturat pa çelësa mund të vidhen më lehtë
-
Administrata amerikane i kërkon Teslas sqarime mbi sigurinë që ofroi
-
Hetohen dy përplasje të tjera të Teslas me sistemin “Full Self Driving”