Rregullatori i sigurisë në SHBA që po heton sistemin ndihmës të shoferit Autopilot në Tesla po kërkon një shpjegim për ndryshimin që u lejon shoferëve të largojnë duart nga timoni duke rrezikuar aksidente.
Administrata Kombëtare e Trafikut e urdhëroi Teslan t’u përgjigjej pyetjeve për ndryshimin në autopilot.
Administrata kërkoi të dinte kur u bë ndryshimi i ri në automjet, numrin e veturave që u ndikuan nga ai, arsyen e Teslas për instalimin e tij dhe rastet e aksidenteve të veturave me autopilot, raportoi Reuters.
Në prill, shefi ekzekutiv Elon Musk pati thënë se Tesla gradualisht po rregullon problemin e timonit – me shqetësimet që shoferët që përdornin sistemin autopilot të mbanin duart në timon.
Musk do të përballet me një test të madh për sigurinë teknologjike kur Tesla do ta mbrojë veten këtë vit në një gjyq mbi pretendimet se dështimi i sistemit ndihmës Autopilot çoi në vdekje.
-
Musku në telashe me autopilotin e Teslas
-
Autopiloti i Teslas shkaktar i disa aksidenteve, zbulon rregullatori amerikan
-
Tesla tërheq mbi 2 milionë vetura në SHBA
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Mbetet në fuqi vendimi prej 243 milionë dollarësh kundër Teslas për aksidentin fatal me Autopilot