Autoritetet policore në San Francisco u përballen me një sfidë të re, kur hasën në një veturë në lëvizje, që nuk kishte shofer brenda.
Policët thanë se u ndien të habitur me "incidentin", derisa më pas u gjet se vetura e quajtur “Cruise” i takon kompanisë General Motors, që prodhon vetura me vetëdrejtim.
General Motors po e zhvillon teknologjinë e vetëdrejtimit, derisa testimet e para i ka kryer në rrugët e SHBA-së, raportoi BBC të martën.
Në fillim të këtij viti, kompania amerikane ua mundësoi qytetarëve ta përdornin veturën për udhëtime falas gjatë natës.
"Vetura iu dorëzua policisë, më pas u tërhoq në vendndodhjen më të afërt të sigurt, siç ishte menduar”, deklaroi kompania në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Kompania e veturave pa shofer do të largojë nga puna 900 punëtorë
-
San Francisko lëshon në rrugë auto-taksi pa shofer
-
Robotaksitë po përmirësohen, por a mund të fitojnë para?
-
Testimi i veturave pa shofer në rrugët publike, autoritetet rrisin kontrollin
-
Taksi pa shofer në rrugët e Spanjës, Uberi njofton planin për vitin 2026