Kompania e automjeteve vetëdrejtuese, “Cruise”, që është në pronësi të “General Motors” do të shkurtojë 900 vende pune.
Ky vendim do të merret pasi zyrtarët e sigurisë po hetojnë firmën pas raportimeve për lëndime të këmbësorëve, shkruan BBC.
“Cruise” tërhoqi të gjitha automjetet e saj në SHBA nga testimi këtë vjeshtë pasi Kalifornia ndaloi lejen e testimit pa shofer.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Kyle Vogt dhe bashkëthemeluesi Dan Kan kanë dhënë gjithashtu dorëheqje ditëve të fundit.
Të enjten, “Cruise” konfirmoi se shkurtimet e vendeve të punës arritën në 24% të fuqisë së saj punëtore dhe ishin "kryesisht në operacionet tregtare dhe funksionet e ndërlidhura të korporatave".
"Këto ndryshime pasqyrojnë vendimin tonë për t'u fokusuar në plane më të qëllimshme komercializimi me sigurinë", thuhet në një deklaratë.
Edhe
Tesla tërheq mbi 2 milionë vetura në SHBA
Muajin e kaluar, “General Motors” tha se do të ulte kostot në “Cruise”, e cila humbi më shumë se 700 milionë dollarë në tremujorin e tretë, duke i çuar humbjet totale në më shumë se 8 miliardë dollarë që nga viti 2016, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Në një incident në gusht, makina vetëdrejtuese goditi dikë me shpejtësi 1.4 milje në orë, ndërsa në incidentin tjetër, në tetor, vetura tërhoqi zvarrë një grua që ishte goditur nga një makinë tjetër, të cilën po e drejtonte një shofer.
“Cruise” nuk është e vetmja kompani e makinave pa shofer që përballet me pyetje për sigurinë pasi edhe “Tesla” po tërheq më shumë se dy milionë makina pasi rregullatori amerikan zbuloi se sistemi i saj i ndihmës së shoferit, Autopilot, ishte pjesërisht me defekt.
-
Volkswageni do t’i shkurtojë 50 mijë vende pune në Gjermani
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit
-
Stellantisi largon përkohësisht 900 punëtorë amerikanë pas shpalljes së tarifave