Kryeqyteti i Lituanisë ka prezantuar automjetet autonome që kanë nisur të punojnë si shpërndarës të produkteve ushqimore. Ky është veç një hap drejt epokës së automjeteve pa shofer.
Ky automjet i vogël po pret për instruksione për shpërndarjen e radhës të produkteve ushqimore.
Të ashtuquajturit shpërndarësit robotë dhe autonom kanë nisur shpërndarjen e produkteve ushqimore në Vilnius të Lituanis.
Këto automjete vijnë në madhësi të ndryshme dhe kanë bagazhin për produkte të vogla dhe të mëdha ushqimore.
Start-up LastMile nisi bashkëpunimin me kompaninë e shpërndarjeve për të prezantuar automjetin autonom të quajtur Clevon.
Automjeti së fundmi është duke u testuar nëpër trafikun e ngarkuar të kryeqytetit të Lituanisë.
Ai lëviz me shpejtësi maksimale prej 25 kilometrave në orë dhe drejtohet duke përdorur kamerat e instaluara në të.
Edhe
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
Pilot-projekti ka treguar se robotët mund të lëvizin vetë, mirëpo për shkaqe të sigurisë automjeti është i mbikëqyrur nga një njeri.
Shpërndarësit autonom do të shpërndajnë produktet ushqimore për së paku dy muaj.
Këta robot do të qarkullojnë nëpër rrugët e qendrës së Vilniusit.