Fabrika e veturave në Vietnam, VinFast, deklaroi se do t'i tërheqë 730 vetura elektrike të tipit VF e34 nga tregu, për t'i bërë disa kontrolle dhe për t'i zëvendësuar sensorët e tyre, shkroi Reuters të shtunën.
VinFast, që nisi operimin në vitin 2019. është njësi vietnameze e Vingroup dhe ka shitur 2.208 vetura elektrike që nga viti i kaluar.
“Sensori i përplasjes anësore te sistemi i airbagëve është pajisur me modelin VF e34 dhe ka mundësi të ndeshet me një gabim në kontrolluesin e airbagëve. Për këtë arsye, mund të dërgojë sinjal të pasaktë te kontrolluesi”, tha kompani në njoftim.
VinFast shtoi se nuk kanë pranuar ndonjë avari apo ankesë nga klientët në lidhje me problemet në sensorë.
Kompania ndaloi prodhimin e veturave me benzinë në gusht, derisa po përpiqet ta rrisë tregun amerikan.