Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

VinFasti vietnamez lansoi veturën sportive, tërësisht elektrike

Prodhuesi vietnamez i veturave VinFast, të shtunën nisi dorëzimin e serisë së tij të parë prej 100 veturash sportive, tërësisht elektrike, raportoi Reuters të dielën.

Prodhuesi njoftoi se veturat e para janë për vendasit, ndërsa drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shitjet do të nisin në dhjetor.

VinFast, që e nisi operimin në vitin 2019, po përgatitet për zgjerim të tregut amerikan, ku shpreson t'iu bëjë konkurrencë prodhuesve të tjerë.

“Grupi i parë prej 5 mijë njësive VF8 do të jetë në tregjet e SHBA-së. Prodhimi masiv do të nisë nga java e ardhshme”, deklaroi shefi ekzekutiv i VinFast, Le Thi Thu Thuy.