Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

VinFasti vietnamez nis dërgimin e elektrikëve në SHBA

Prodhuesi vietnamez i automjeteve elektrike, VinFast, njoftoi se ka dërguar grupin e parë prej 999 makinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi Reuters.

Veturat e para pritet t'iu dorëzohen klientëve deri në fund të dhjetor, derisa shumica prej tyre u tha nga kompania se janë porositur nga persona privatë.

Shefi ekzekutiv i VinFastit, Le Thi Thu Thuy, potencoi se është duke u punuar që grupi i dytë i veturave elektrike të nisë të shpërndahet, e kjo sipas tij, do të bëhet gjatë janarit të 2023-s.

VinFast është në procesin e ndërtimit të një fabrike të veturave elektrike në Karolinën e Veriut (SHBA), ndërsa po pret miratimin final rregullator nga autoritetet lokale.

Kompania e Vietnamit do të nisë prodhimin në këtë shtet të Amerikës në korrikun e 2024-s.