Nju-Jork, 12 dhjetor - Veturat e para pa shofer në timon, që qarkullojnë në siguri të plotë nëpër qytete, duhej të qarkullonin nëpër rrugët amerikane në vitin 2019, megjithatë, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fundi i vitit, premtimi i prodhuesve të automobilëve të Luginës së Silikonit është ende larg të bërit realitet, transmeton ATSH njoftimet.
Aksidentet e fundit, si ai i vetura të “Tesla”-s të pajisura me autopilot, kanë treguar se teknologjia nuk është ende gati, sipas Dan Albert, kritik dhe autor i një libri mbi automjetet amerikane.
Ato vunë në dyshim arsyen e shitjes, sipas së cilës makina pa shofer do të ndihmojë në pakësimin e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore, shpesh të shkaktuar nga gabime njerëzore, sepse ka pasur viktima.
Gjithashtu, mbeten të kufizuara edhe manovrat që mund të bëhen nga makinat e pajisura me teknologji, pa ndërhyrje nga njeriu, si parkimi, frenimi, nisja ose qarkullimi në një vendparkim/AFP.
-
Të gjitha veturat e reja në SHBA nga 2029-a duhet të kenë frena automatike
-
Administrata amerikane i kërkon Teslas sqarime mbi sigurinë që ofroi
-
Tesla paralajmëron vetura plotësisht vetëdrejtuese
-
Tesla vetëdrejtuese bëhet e disponueshme për amerikanët
-
Veturat Tesla nuk pritet të miratohen këtë vit si vetëdrejtuese