Zërat se Toyota do ta ndalojë prodhimin në Britaninë e Madhe i ka mohuar vet kompania nëpërmjet një reagimi, duke thënë se angazhimi i saj do të vazhdojë.
Prodhuesi japonez i automjeteve tha se është gati të shesë makina me emetim zero të gazrave, derisa shtoi se pikëpamjet “hibride” kanë luajtur rol në tranzicionin që pritet të zgjasë deri në vitin 2035. Toyota është e fokusuar në arritjen e një të ardhme afatgjate dhe të qëndrueshme në Evropë, përfshirë fabrikat e saj në Britani, u tha të dielën nga kompania në reagim.
“Sunday Times”, shkroi ditë më parë se kompani do ta shuante prodhimtarinë në Britani.
“Ne vazhdojmë të shohim një rol për shumë teknologji të ndryshme në kalimin në emetim zero bazuar në parimin e lëvizshmërisë për të gjithë -- duke përfshirë automjetet aktuale hibride të ndërtuara në MB," tha Toyota.
-
Honda do të ulë prodhimin e automjeteve elektrike
-
Toyota shtyn planet për prodhimin e veturave elektrike në SHBA
-
Shefi i Toyotas “i pashpresë” për veturat elektrike
-
Toyota synon t’i prodhojë rreth 10.3 milionë automjete në vitin 2024
-
Toyota planifikon ta zgjerojë linjën e veturave elektrike me bateri deri në vitin 2026