Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, ka ulur çmimin e opsionit të automjeteve me shtatë ulëse të Modelit Y.
Tani opsioni kushton 2500 dollarë, sipas faqes zyrtare të kompanisë, raportoi të dielën “InsideEVs”.
Fillimisht oferta ishte menduar të zgjaste deri më 30 qershor, por kompania me bazë në Austin e zgjati ofertën për një kohë të pacaktuar.
Së fundmi, Tesla ka ulur çmimet në Japoni për Model 3 dhe Y me përqindje të ulëta njëshifrore nga fillimi i këtij muaji.
Modeli 3 tani kushton 36,362 dollarë në Japoni, ndërsa Modeli Y kushton 39,029 dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike
-
Aksionarët e Teslas miratojnë pakon rekorde të pagës për Muskun