Prodhuesi amerikan i veturave, Tesla, ka tërhequr rreth 200 mijë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një problemi me kamerën e pasme.
Çështja ka të bëjë me “paqëndrueshmëri të softuerit” që pengon shfaqjen e imazhit të kamerës së pasme, njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).
Automjetet e tërhequra përfshijnë Model S, X dhe Y 2023, të pajisura me sistem vetë-drejtues.
Së fundmi, Tesla tërhoqi numër rekord prej 2 milionë veturave në SHBA për shkak të një defekti me sistemin vetë-drejtues.
Në maj 2023, Tesla tërhoqi mbi 1.1 milionë automjete në Kinë për shkak të problemeve të frenimit.
Artikuj të ngjashëm