Kompania amerikane “Tesla” ka shitur në tremujorin e dytë të këtij viti 22 mijë automjete, për të përmbushur planin e saj të shitjes për gjysmën e parë të vitit, ndërsa prodhimtarinë e ka ngadalësuar për shkak të mungesës së përkohshme të paketimeve të baterive, raporton Bloomberg.
Prodhuesi i automobilave elektrikë dhe pajisjeve për akumulimin e energjisë, ka shitur në tremujorin e dytë 22.000 automobila në krahasim me 25.051 automjete sa ishin shitur në çerekun e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo