Kompania amerikane Tesla, njoftoi se ka shënuar sukses në shitjen e veturave përgjatë 2022-s, shkroi BBC-ja të martën.
Sipas kompanisë, 1.3 milionë vetura u shitën vjet apo 40 për qind më tepër se në vitin 2021.
Në tre muajt e fundit të 2022-s, kompania i shiti 405.000 vetura, ndërsa për sivjet, është parashikuar që të ketë rënie të shitjes, për shkak të rritjes së interesit bankar dhe problemeve me krizën ekonomike.
Që nga gjysma e dytë e 2022-s, Tesla dhe kompani të tjera të automjeteve janë ankuar për probleme të krizës dhe të furnizimit me material.
Shefi i Teslas, Elon Musk, pati thënë se po punohet në rregullimin e këtyre problemeve
Artikuj të ngjashëm