Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla Inc, të mërkurën ka pritur që problemet e zinxhirit të furnizimit do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit 2022.
Sipas kësaj kompanie, kjo do të ndodhë pas postimit të të ardhurave tremujore që shënuan një rekord e të cilat mposhtën vlerësmet e Wall Street, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë ardhurat u rritën në 17.72 miliardë dollarë në tremujorin e katërt, nga 10.74 miliardë dollarë një vit më parë.
Analistët kishin pritur që prodhuesi i automjeteve elektrike të raportonte të ardhura prej 16.57 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të IBES nga Refinitiv.
“Fabrikat tona kanë punuar nën kapacitet për disa tremujorë pasi zinxhiri i furnizimit u bë faktori kryesor kufizues, i cili ka të ngjarë të vazhdojë deri në vitin 2022”, tha Tesla në një deklaratë.