Kompania e veturave elektrike, Tesla, arriti një fitim rekord prej 3.7 miliardë dollarësh në tremujorin e parë të vitit 2022, pavarësisht problemeve në zinxhirin e furnizimit, i cili është shumë më tepër se 2.6 miliardë dollarë siç u parashikua nga analistët e tregut.
Fitimet e Teslas në tremujorin e parë ishin tre herë më të larta se 1.1 miliardë dollarë të regjistruar në të njëjtën periudhë në vitin 2021 dhe 30 për qind më të larta se rekordi i mëparshëm prej 2.9 miliardë dollarësh i vendosur në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.
Në periudhën janar-mars, të ardhurat e kompanisë u rritën me 6.0 për qind krahasuar me tremujorin paraardhës, në 18.8 miliardë dollarë, ndërkohë që u rritën me 81 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Aksionet e Teslas u rritën me 6.0 për qind pas shpalljes së rezultateve të biznesit.
Sipas raportit të stacionit televiziv CNBC, të ardhurat e sektorit të veturave të kompanisë arritën në 16.86 miliardë dollarë në periudhën raportuese, që është 87 për qind më shumë se vitin e kaluar. Marzhi bruto në sektorin e veturave u rrit në një rekord prej 32.9 për qind, ndërsa fitimi bruto i Teslas në këtë segment të biznesit arriti në 5.54 miliardë dollarë.
Rritja e të ardhurave u nxit pjesërisht nga një rritje në numrin e veturave të shitura, por edhe nga një rritje në çmimet mesatare të shitjes, tha kompania në një raport të aksionerëve.
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike
-
BYD-i kinez pritet t’ia kalojë Teslas për vetura elektrike
-
Aksionarët e Teslas miratojnë pakon rekorde të pagës për Muskun
-
Toyotës i bie fitimi pas tarifave të Trumpit