Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Spanja planifikon ndihmë prej 3.7 miliardë euro për sektorin e automobilizmit

Foto: Reuters

Spanja planifikon një ndihmë prej 3.7 miliardë euro për sektorin e saj të automobilizmit, raporton Reuters.

Edhe ky sektor është goditur shumë nga pandemia Covid-19, dhe kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se synojnë të promovojnë investimet dhe blerjen e automjeteve, veçanërisht modeleve elektrike, transmeton KOHA.

Ai ka thënë se detajet e planit, i cili përfshinë edhe masat fiskale dhe kërkime, do të publikohen të hënën për një sektor i cili përbën një të dhjetën e prodhimit kombëtar të Spanjës dhe afër një e pesta e eksportit të tij.

Masat e izolimit, që ishin vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ka dëmtuar rëndë shitjen e makinave në Spanjë.