Spanja është duke u përgatitur që të nxisë trafikun e gjelbër nëpërmjet fondeve të Bashkimit Evropian për rimëkëmbje nga pandemia. Shteti po mendon të financojë industrinë e veturave elektrike me këto fonde.
Një kompani e autobusëve elektrikë pritet të nisë me shërbimet mes Barcelonës dhe Madridit, duke transportuar pasagjerë mes dy qyteteve të mëdha pa emetim gazi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania “e-busKar”, do të mbulojë rrugën rreth 630 kilometrash e do të ketë ndalje tre herë në rrugën 11-orëshe.
Shërbimi i ri është partneritet mes prodhuesve të autobusëve “Karsan” dhe një kompanie që zhvillon mbushësit e baterive për bateritë elektrike.
Kompania beson se infrastruktura publike do t’i ndihmojë të forcojë dhe lehtësojë kalimin e distancave të gjata nga veturat elektrike.
Spanja po mendon që për këtë treg të shfrytëzojë një pjesë nga 70 miliardë eurot që pritet të ndahen nga BE-ja për rimëkëmbje ekonomike.
Me vetëm pesë për qind të veturave të shitura që janë elektrike, Spanja është larg mesatares evropiane.