Skoda, Volkswagen dhe Cupra po përgatisin modele më të vogla elektrike për qytete për vitin 2025, në një version të shkurtuar të platformës MEB EV.
Gjithashtu, të tre kompanitë do të prodhohen në Spanjë si pjesë e paketës së madhe të investimeve të Grupit Volkswagen me vlerë 10 miliardë euro.
Sipas Autoblog, veturat e reja u njoftuan në formën e skicave nga shefi i VW, Herbert Diess, i cili ka thënë se ato do të "lehtësonin lëvizshmërin dhe do të inkurajonin të ardhmen e lëvizshmërisë për brezat që do të vijnë".
Konfirmimi se modelet elektrike urbane do të prodhohen në Spanjë vjen në një kohë kur VW-ja po nis një iniciativë të madhe prej 10 miliardë eurosh për të ndërtuar një fabrikë të re baterish në rajonin Sagunto, për të furnizuar linjat e prodhimit të automjeteve në Martorell dhe Pamplona. Është e treta nga gjashtë fabrikat e baterive që VW-ja do të ndërtojë në Evropë deri në vitin 2030, dhe dy tashmë janë konfirmuar në Gjermani dhe Suedi. Vendet e tjera në garë për tre vendet e mbetura janë Republika Çeke, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.
Vetë veturat do të bazohen në arkitekturën e dedikuar MEB Entry. Ato do të shërbejnë në thelb si një zëvendësim për Volkswagen e-Up, Skoda Citigo iV dhe Seat Mii Electric.

-
VW do t'i bashkohet Teslas dhe BMW-së në shitjen e veturave elektrike nga Kina në Evropë
-
Volkswageni rrit planin e investimit për veturat elektrike në Spanjë në 10 miliardë euro
-
Volkswagen rrit investimet e veturave elektrike në Spanjë në 10 miliardë euro
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani
-
Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026