Qeveria gjermane ka miratuar të mërkurën një plan për të shpenzuar 6.3 miliardë euro gjatë tre vjetëve të ardhshëm për të rritur numrin e stacioneve ku do të mbushen automjetet elektrike brenda këtij vendi, shkroi të mërkurën Reuters.
Ky plan parashikon një rritje prej 14-fish të numrit të stacioneve të mbushjes, të cilat do të ndërtohen në komunat ku aktualisht nuk ka mjaftueshëm.
Gjithsej synohet që deri në vitin 2030 të jenë 15 milionë automjete elektrike në rrugët gjermane, nga rreth 1.5 milion sa janë tani.
"Ne e dimë se lëvizshmëria elektrike po rritet me shpejtësi, kështu që duhet të jemi të shpejtë”, ka thënë ministri federal i Transportit, Volker Wissing.
Artikuj të ngjashëm
-
VW dhe Mercedesi i kërkojnë Berlinit përshpejtimin e ndërtimit të stacioneve për karikim të veturave
-
Britania ofron zbritje për veturat elektrike për ta rritur kërkesën
-
Lajme jo të mira për veturat elektrike në Gjermani
-
Sa energji shpenzohet e sa do të shpenzohet më 2040 për vetura elektrike
-
Britania do t’i humbë 11 miliardë euro shkaku i automjeteve elektrike