Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

VW dhe Mercedesi i kërkojnë Berlinit përshpejtimin e ndërtimit të stacioneve për karikim të veturave

Prodhuesit gjerman të automjeteve Mercedez-Benz dhe VW i kanë kërkuar qeverisë të bëjë më shumë për të rritur numrin e stacioneve të karrikimit të automjeteve elektrike në të gjithë vendin, ka shkruar gazeta gjermane Bild të dielën.

“Për të përshpejtuar ndryshimin, ne duhet të jemi të sigurt që infrastruktura e stacioneve të karikimit është duke u ndërtuar”, citohet të ketë thënë shefi ekzekutiv i Mercedes Benz, Ola Kallenius.

Shefi Ekzekutiv i VW, Oliver Blume, ra dakord se duhej më shumë efikasitet dhe se ndërtimi i stacioneve të karikimit është “një detyrë e përbashkët e ekonomisë, qeverisë federale dhe komunave”.

Qeveria gjermane tetorin e kaluar miratoi një plan për të shpenzuar 6.3 miliardë euro për të rritur me shpejtësi numrin e stacioneve të karikimit në të gjithë vendin, si pjesë e shtytjes së saj drejt emietimeve neto zero. Plani përfshinte përshpejtimin e miratimeve shtetërore për ndërtimin e pikave të karikimit.

Shoqatat e industrisë, të cilat janë ankuar prej kohësh se qeveria nuk ka mbajtur ritmin me zgjerimin e shpejtë të automjeteve elektrike, thanë se zbatimi i propozimeve ishte kyç.

“E ardhmja e veturave është elektrike”, citohet të ketë thënë Kallenius. “Deri në fund të kësaj dekade, ne duam të jemi gati për të kaluar plotësisht në makinat elektrike në segmentin tonë të tregut, kudo që kushtet e tregut e lejojnë këtë”.