Një drejtues i lartë i Volkswagen AG në Kinë, ka përsëritur të shtunën angazhimin e prodhuesit gjerman të automjeteve për të shpejtuar ritmin e elektrifikimit në ekonominë e dytë më të madhe në botë, pavarësisht konkurrencës së intensifikuar dhe kërkesës së dobët, raportoi të hënën Reuters.
VW-ja planifikon të rrisë numrin e pikave të mbushjes në Kinë për automjetet elektrike në 17 mijë deri në vitit 2025, pasi planifikoi të investojë 15 miliardë euro në këtë vend në lëvizshmërinë elektrike së bashku me tre sipërmarrjet e saj të përbashkëta deri në vitin 2024, ka thënë shefi ekzekutiv i Volkswagenit në Kinë, Stefan Mecha.
"Tregu është i mbushur me lojtarë të rinj, shumë konkurrues, por konkurrenca e fortë thjesht na motivon të inovojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht", ka thënë Mecha.
Në shkurt, prodhuesi kinez i automjeteve BYD tejkaloi veturat e markës Volkswagen duke u bërë marka më e shitur e veturave në tregun kinez.
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Volkswagen nuk është më brendi i shitur më së miri në Kinë
-
Kina parashikon të shesë 6 milionë vetura elektrike në vitin 2022
-
Volkswageni optimist për përmbushjen e objektivit në Kinë më 2022
-
Nga viti 2024, Volkswageni mund të shesë më shumë vetura elektrike se Tesla