Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka njoftuar të hënën për 3.76 miliardë euro në masa shtesë për të rindërtuar zonën e Valencias pas përmbytjeve më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës.
Më shumë se 220 njerëz vdiqën pas shirave të rrëmbyeshëm të 29 tetorit që shkaktuan përmbytjet që përfshinë periferitë në jug të kryeqytetit rajonal Valencia, raporton Reuters.
Masat janë në kuadër të ndihmës prej 10.6 miliardë eurosh të shpallura javën e kaluar.
"Ka ende rrugë për t'u pastruar, ka garazhe për t'u kulluar, ka shumë infrastruktura për t'u riparuar dhe, mbi të gjitha, shumë jetë, shumë shtëpi dhe shumë biznese për t'u rikthyer në normalitet”, u ka thënë
Sanchez gazetarëve pas takimit javor të kabinetit të tij.
Paketa, me 110 masa, shtrin ndihmën për familjet me qira dhe përfshin një paketë prej 500 milionë euro për heqjen e baltës në zonën e prekur dhe 200 milionë euro ndihmë për fermerët.
Sanchez ka thënë gjithashtu se qeveria do të caktojë 150 shtëpi ose banesa në ose pranë zonave të dëmtuara për familjet e prekura dhe do të caktojë 25 milionë euro për blerjen e shtëpive.