Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka premtuar se do ta bëjë të jashtëligjshëm prostitucionin në vendin e tij, raporton BBC.
Duke folur para përkrahësve të tij në fund të kongresit treditorë të Partisë Socialiste në Valencia, Sanchez ka thënë se kjo praktikë po skllavëron gratë.
Prostitucioni është dekriminalizuar në Spanjë në vitin 1995 dhe në vitin 2016 Kombet e Bashkuara kanë llogaritur se kjo industri në Spanjë është e vlefshme 3.7 miliardë euro.
Në një anketë të vitit 2009 ka zbuluar se çdo i treti spanjoll ka paguar për seks.