Skender Potera e ka vazhduar dominimin në garën Drage Race.
FASK-u përmes një komunikate për media bën të ditur se Potera ka fituar edhe sot, duke arritur kohë prej 09.621 sekonda, në shtegun e gjatë 402 metra.
Potera është edhe rekordmen absolut në këtë garë, pasi në gusht pati kohë edhe më të mirë (08.892 sekonda), transmeton Koha.net.
“Jam i kënaqur me fitoren, por jo edhe me kohën e arritur, pasi kam pritur të jem edhe më i shpejtë. Kushte nuk kanë qenë të mira, shtegu ka qenë i rrëshqitshëm dhe kjo na ka penguar të kemi kohë më të mira. Shpresoj që në garat e ardhshme të arrij kohë edhe më të mirë se ajo e rekordit aktual”, ka thënë Potera pas fitores.
Gara e sotme, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, u zhvillua në tri divizione: në veturat që tërheqin me rrota të përparme (FWD), veturat që tërheqin me rrota të pasme (RWD) dhe veturat që tërheqin me katër rrotat (AWD).
Në Federatën e Auto Sportit të Kosovës shprehen të kënaqur me interesimin dhe rrjedhën e garës. FASK falënderon institucionet që ndihmuan në mbarëvajtjen e garës, me theks të veçantë Policinë e Kosovës.
Divizioni FWD
Klasa 12
1.Hilmi Behrami - Opel Corsa 13.00
2.Bleron Sylejmani - Seat Ibiza 14.730
Klasa 13
1.Fatmir Shaqiri - Opel Kadet 13:059
2.Leutrim Isufi - Wolksvagen Corado 13.192
3.Astrit Avdiu - Golf II 13.625
Klasa 14
1.Emran Kollari - Golf II 14.175
2.Ervin Kosova - Golf II 14.307
3.Besart Pruthi - Opel Astra 14.649
Klasa 15
1.Gresi Elshani - Wolksvagen Corado 15.720
2.Florent Blakqori - Audi A3 15.595
Klasa 16
1.Faton Vllahiu - Golf II 16.125
2.Art Xhakaliaj - Audi A6 16.407
3.Arbnor Nrecaj - Peugeot 206 16.959
Divizioni RWD
Klasa 11
1.Arbnor Musliu - Opel Corsa 11.848
Klasa 12
1.Azem Ramadani - BMW 335 12.942
Klasa 13
1.Fisnik Mehmeti - BMW 535 13.323
2.Çlirim Sllmaniku BMW 535 13.868
Klasa 14
1.Reshat Pulaj - Golf III 14.105
2.Jeton Qerimi BMW 318 14.295
3.Andi selaj BMW 328 15.157
Klasa 15
1.Reshat Rexhaj - BMW 325 15.577
2.Limon Hoxha BMW 328 15.511
Klasa 16
1.Rinor Vërbovci Mercedes C220 16.927
Divizioni AWD
Klasa 9
1.Skender Potera - Audi S2 09.621
Klasa 10
1.Flamur Ismajli - Audi 90 10.456
2.Burim Habibaj - Opel Kadet 10.750
3.Labinot Maliqi - Golf II 10.688
Klasa 11
1.Liridon Osmani - Audi RS 6 11.611
2.Abdullah Duraku - Opel Astra 12.253
3.Lavdat Vllahiu - Audi S3 12.292
Klasa 12
1.Robert Lika - Audi S4 14.036
Klasa 13
1.Ardit Krasniqi - BMW 530 13.374
2.Endrit Rexhaj - BMW 330 13.518
3.Liridon Buduri Audi S3 19.451
Klasa 14
1.Valon Mehmeti - Audi A5 14.589
2.Agron Shulina - Audi 80 14.624
3.Hekuran Hoxha - Golf II 15.286
Klasa 15
1.Egzon Rafuna - Audi A4 15.234
2.Faton Ferati - Golf VI 15.915
3.Samed Ramadani - Subaru Impreza 15.857