Sa vetura për frymë ka secili shtet evropian apo pak më thjeshtë, sa për 1000 banorë.
Portali britanik i krahasimit të çmimeve të sigurimeve “Confused.com”, është marrë me këtë çështje dhe ka nxjerr listën e shteteve.
Vendi me shkallën më të lartë të pronësisë së veturave në Evropë është Luksemburgu. Ka 681 vetura për 1.000 njerëz (0,68 vetura për frymë).
Luksemburgu është shtet i pasur, me të ardhura mesatare ndër më të martat në botë, shkruan revista HAK të hënën. Kjo edhe besohet se është arsyeja pse kaq shumë njerëz zotërojnë vetura në këtë vend të vogël evropian.
Në vendin e dytë është Italia me 663 vetura për 1000 banorë. Ky vend ka rrjet rrugor të zhvilluar dhe të përhapur. Ishte vendi i parë që ndërtoi autostrada të rezervuara vetëm për trafik me shpejtësi të lartë.
Qiproja është në vendin e tretë. Është një vend i vogël ishull ku njerëzit mbështeten kryesisht në veturat e tyre për të lëvizur.
Edhe
Luksemburgu, vendi me më së shumti vetura luksoze
Në fund të listës është Maqedonia me 205 vetura për 1000 banorë. Kosova, meqë nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër, nuk është përfshirë në këtë hulumtim. /autoblog
10 shtetet me më së shumti vetura për kokë banori
- Luksemburg 681 vetura për 1000 banorë
- Italia 663 vetura për 1000 banorë
- Qipro 645 vetura për 1000 banorë
- Polonia 642 vetura për 1000 banorë
- Finlanda 642 vetura për 1000 banorë
- Estonia 598 vetura për 1000 banorë
- Malta 597 vetura për 1000 banorë
- Gjermania 574 vetura për 1000 banorë
- Austria 562 vetura për 1000 banorë
- Sllovenia 556 vetura për 1000 banorë