Arbëri

Kosova synon Kartonin e Gjelbër përmes një shteti tjetër

 

Kosova synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shteti tjetër - e vetme nuk mund të arrijë, pasi nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësues të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) thonë se, gjatë korrikut, pritet të mbajnë një takim me Këshillin e Byrosë Evropiane, i cili siguron Kartonin e Gjelbër, për të diskutuar mundësinë e tillë.