Në Luksemburg, mesatarisht, një në 13 banorë drejton një veturë që i përket kategorisë së BMW X7, Porsche 911 Turbo S ose Tesla Model S, njoftoi portali britanik për krahasimin e sigurimeve dhe shërbimeve financiare, Confused.
Kështu, Luksemburgu la bindshëm pas Belgjikën dhe Gjermaninë, ku një veturë luksoze është përkatësisht për 31 dhe 32 kokë banori. Në Zvicër është për 34 banorë, kurse në Norvegji për 36.
Franca është në vendin e 22-të, me një automjet të tillë për një në 110 banorë dhe menjëherë pas saj është Sllovenia me 111.
Studimi u bazua në të dhënat për shitjen e automjeteve të shtrenjta në 59 vende midis viteve 2017 dhe 2020.
Në Luksemburg, i cili ka rreth 626 mijë banorë, mes viteve 2017 dhe 2020, janë shitur 48.584 vetura luksoze.