Kosova del të jetë ndër shtetet me shkallën më të ulët të vjedhjeve të veturave në Evropë.
Sipas të dhënave të “Eurostatit” të vitit 2021, të përkthyera në hartë nga uebfaqja “Landgeist”, në Kosovë janë kryer më pak se 30 vjedhje të veturave për 100 mijë banorë.
Sikur Kosova është edhe një pjesë e konsiderueshme e shteteve evropiane.
Italia është vendi me shkallën më të lartë të vjedhjeve për 100 mijë banorë me disa rajone që arrijnë mbi 750 vjedhje. Nivel të lartë ka edhe Bazeli i Zvicrës, ndërsa më mirë s’janë as Greqia, Britania e Madhe, Holanda, Suedia, Gjermania e disa zona të Turqisë.
Të dhënat e “Eurostatit” bazohen në raportet policore të secilit shtet. Vjedhjet e paraportuara mund të dallojnë nga shtetit në shtet.
