Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shitet Mercedesi prestigjioz i Elvis Presleyt

Mercedesi që shohim në foto ka shënuar tri dekada. Kjo limuzinë prestigjioze është prodhuar në periudhën e viteve 1963 - 1981 dhe gjatë kësaj periudhe vetura të tilla janë prodhuar në vetëm 2677 njësi. Shumica e këtyre veturave janë Sedanë standard ndërsa në version kabrio janë prodhuar shumë më pak.

Ky Mercedes prestigjioz ishte pronë e këngëtarit të famshëm Elvis Presley dhe quhet Mercedes 600 Pullman, i prodhuar në vitin 1969. Po ashtu, nën kofano ka motor 6.3-litërsh M100 V8 me marshin automatik me 4 shpejtësi, si dhe ka të kaluar 96.560 kilometra.

Presley po ashtu ishte entuziast edhe i Cadillacut si dhe modeleve sportive si BMW 507. Thuhet se ai ka pasur mbi 200 vetura gjatë tërë jetës së tij.

{gallery}

Gjithashtu, ky Mercedes së fundmi është shitur përmes shtëpisë së ankandit “Bring a Trailer” në Amerikë me çmim prej 293.888 dollarësh (gati 240.000 euro). Bazuar në komente, shitësi kishte pritur se çmimi shitës do të ishte më i lartë, por ai është zotuar se gjithçka që do të fitojë do t’i ndajë për bamirësi. Vlera mesatare e një veture të tillë është rreth 132 mijë euro.

Vetura ka të kaluara vetëm 100 mijë kilometra, ndërsa në shitje janë përfshirë edhe dokumentet origjinale.