Mercedesi-AMG ka publikuar fotografitë e para promovuese të modelit të tij A35.
Gjiganti gjerman ka paralajmëruar Hatchbackun me pesë dyer.
Mercedes-AMG A35 pritet të vijë me motor benzinë 2.0-litër Turbo me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat - 4Matic.
{gallery}
Gjithashtu, Mercedes-AMG A35, rival i Audi S3, do të ketë rreth 300 kuajfuqi që është shumë më tepër nga versioni më i fuqishëm aktual A250 i cili posedon 221 kuajfuqi, transmeton ksp.
Premiera e Mercedes-AMG A35 është planifikuar për panairin e veturave në Paris i cili do të mbahet muajin e ardhshëm.