Shefi i Toyota Motor Corp, Akio Toyoda, ka paralajmëruar kompaninë teknologjike, Apple, e cila po planifikon të futet në industrinë e veturave, se biznesi me vetura nuk është aq i lehtë sa duket.
Toyoda ka thënë se industria e veturave mirëpret kompani të reja, por pasi të kenë një plan afatgjatë sesi të merren me klientë dhe me ndryshimet në një periudhë 40-vjeçare. “Futja e tyre në treg duhet të jetë e drejtë për konsumatorët”, shtoi ai, njofton Bloomberg.
Apple do t’i duhen së paku pesë vjet për të lansuar veturën e parë elektrike, megjithatë kompania teknologjike po e ka të vështirë të gjejë një partner. Kjo pasi futja e tyre në treg ka alarmuar disa nga prodhuesit e veturave të ndryshme, siç është Hyundai në SHBA.
Dy prodhuesit më të mëdhenj në botë, Toyota dhe Volkswagen AG duken më pak të shqetësuar rreth futjes së Apple në industrinë e veturave.
-
Shefi i Toyotas “i pashpresë” për veturat elektrike
-
Toyota shtyn planet për prodhimin e veturave elektrike në SHBA
-
E ardhmja e industrisë së veturës do të reduktohet në “10 lojtarë të mëdhenj”
-
Toyota nis prodhimin e veturave sportive elektrike në SHBA nga viti 2025
-
Krizë te prodhuesi më i madh i veturave në botë