Kompania kineze Xpeng, e cila konsiderohet si një nga rivalët më të mëdhenj të Teslës, ka njoftuar se industria globale e veturave do të reduktohet në vetëm 10 kompani në dekadën e ardhshme.
Zëvendëspresidenti i kompanisë, Brian Gu, shpjegoi se nëse një prodhues kinez arrin shitje vjetore prej të paktën tre milionë automjetesh, së bashku me eksportet globale, do të ishte ndër të fundit në një listë të tillë të prodhuesve globalë të veturave, shkruan Autoblog.
“Prodhuesi më i madh në botë i veturave, Toyota, ka shitur 10.5 milionë vetura në vitin 2022”, shkruan Financial Times.
Në një intervistë për një gazetë londineze, Gu ka thënë se kompanitë që duan të jenë në “Klubin e Tre milionëve” duhet të bëhen lojtarë globalë.
“Ne nuk mund të jemi thjesht një lojtar në Kinë, ne duhet të jemi globalë. Unë mendoj se në këtë skenar pothuajse gjysma e kërkesave për blerje automjetesh duhet të vijnë nga jashtë Kinës. Në pesë deri në dhjetë vjet do të jetë një treg shumë më i përqendruar. Unë mendoj se numri i kompanive në skenën globale të reduktohet në dhjetë”, ka thënë ai.
Duke folur për konkurrencën në treg, Gu ka theksuar se kompania po përballet me sfida të mëdha.
Edhe
Kompania e makinave elektrike pritet t’i punësojë mbi 6.000 punëtorë në 2025-n
“Këtë vit, mendoj se po përballemi me një mjedis shumë konkurrues. Natyrisht, ka presion në formën e uljes së çmimeve, gjë që jo vetëm e bën konkurrencën më të ashpër, por gjërat dhe pavendosmërinë mes klientëve”, shtoi ai.
Kjo kompani u rendit e 12-ta për sa i përket shitjeve midis prodhuesve të automjeteve elektrike në Kinë gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Në vitin 2022, ajo shiti më shumë se 120 mijë automjete dhe pësuan një rënie të shitjeve prej gati 50 për qind në tremujorin e parë, pasi kompania Tesla uli çmimet e veturave të saj.
Në janar 2023, Xpeng u detyrua të ndiqte shembullin e Teslës dhe uli çmimet e tre prej katër modeleve të saj deri në 13 për qind.