Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rritja më e madhe e veturave elektrike në BE u shënua në vitin 2020

Në vitin 2020, numri i veturave elektrike në vendet anëtare të Bashkimit Evropian kaloi një milion. Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave të BE-së (Eurostat), kjo është 20 herë më shumë se numri i regjistruar në vitin 2013 dhe tre herë më shumë se në vitin 2018.

Siç thuhet më tej, ritmet më të larta të rritjes së veturave elektrike u regjistruan midis viteve 2019 dhe 2020 (+83 për qind) dhe midis viteve 2018 dhe 2019 (+64 për qind). Në vitin 2020, numri total u rrit nga 0.02 për qind në 0.4 për qind.

“Flota e veturave elektrike në pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së është rritur në pesë vitet e fundit, duke arritur në një total prej 250 milionë veturash në vitin 2020”, sipas Eurostat.

Për 30 vjet, Luksemburgu ka mbajtur rekordin midis vendeve anëtare të BE-së. Shkalla më e lartë e numrit të veturave për një mijë banorë. Në vitin 2020, kjo arriti në 682 veturave për një mijë banorë. Pasojnë Italia (670), Polonia (664) dhe Finlanda (652).

Shkallë e ulët është regjistruar në Rumani (379 vetura për mijë banorë), pavarësisht rritjes së numrit të veturave të regjistruara në periudhën 2015-2020 (+41 për qind), Hungari (403) dhe Bullgari (414).