Porodhuesi francez i automjeteve, Renault, nuk planifikon ulje të mëdha të çmimeve në automjetet elektrike, duke përfshirë Megane E-Tech të lansuar së fundmi, pavarësisht sfidave që po paraqet gjiganti amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, raportoi të enjten Reuters.
Tesla të mërkurën mbrëma ka bërë të ditur marzhin bruto tremujor më të ulët në dy vjet, pasi uli çmimet në mënyrë agresive në tregje, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Evropën.
Drejtori ekzekutiv i Renaultit, Fabrice Cambolive ka thënë gjatë kësaj jave se marka do të rishikojë çmimet në mbarë botën, duke i quajtur uljet e Teslas paralajmërim dhe sfidë për të gjithë industrinë.
Renault u rendit si marka e tretë e automjeteve elektrike për shitje në Evropë pas Teslas dhe Volkswagenit vitin e kaluar.