Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Range Rover zbulon Sport HST të edicionit special me 394 kuajfuqi

Jaguar Land Rover ka zbuluar një version special të Range Rover Sport HST.

Ky model i ri ka motorin po ashtu të ri 3.0 litërsh turbocharged gjysmë hibrid e po ashtu tipare ekskluzive në interier e eksterier.

Range Rover Sport HST vjen me një çmim fillestar prej 93 mijë euro, transmeton koha.net.

Motori 3.0 litërsh i cili gjeneron 394 kuajfuqi, asistohet edhe nga një tjetër kompresor elektrik që mundëson funksionimin e sistemit gjysmë hibrid 48V.

Si rezultat i kësaj, HST arrin shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 6.2 sekonda ndërsa atë maksimale prej 226 kilometra në orë.

Edhe Zbulohet modeli super sportiv i Range Rover Sport me motor 5.0 litërsh V8 Auto Zbulohet modeli super sportiv i Range Rover Sport me motor 5.0 litërsh V8

Fal sistemit gjysmë hibrid, Jaguar Land Rover pohon se Sport HST është shumë ekonomik.

{gallery}