Shefat e prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në Evropë i kanë kërkuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që të shtyjë vendimin për vendosjen e tarifave pas Brexit-it, pasi sipas tyre do të dëmtohen prodhimi i automjeteve elektrike në BE, raportoi të mërkurën “The Guardian”.
Renault, Mercedes-Benz, Volvo dhe Ferrari ishin ndër 13 prodhuesit e mëdhenj që i kanë shkruar të martën Ursula von der Leyenit, duke kërkuar një shtyrje për “rregullat e origjinës” që janë planifikuar të hyjnë në fuqi më 1 janar.
Industritë e automjeteve në të dy anët e Kanalit janë bashkuar duke kërkuar që afati të shtyhet me tre vjet deri në fund të vitit 2026, për të shmangur vendosjen e tarifave 10% brenda natës.
Prodhuesit e veturave kanë përfshirë edhe Toyotan, Fordin dhe Jaguar Land Roverin, që të gjitha kanë fabrika në Britani, plus BMË-në dhe Volksëagenin, të cilët zotërojnë Rolls-Roycen dhe Bentleyn në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata kanë fituar mbështetjen e fortë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila dëshiron të shmangë çdo ndikim negativ nga Brexit-i. Megjithatë, zyrtarë të lartë të BE-së kanë thënë se nuk besojnë se marrëveshja e negociuar duhet të rihapet për të qetësuar industrinë e veturave.
Edhe
Prodhuesit evropianë të automjeteve s’kanë kohë për ta shmangur konkurrencën në Kinë
Rregullat paraqesin problem pasi Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia dominojnë tregun global të prodhimit të baterive. Prodhuesit e veturave besojnë se tarifat për automjetet evropiane do të ndihmojnë prodhuesit kinezë, të cilët shpresojnë të fitojnë një pjesë më të madhe të tregut të Evropës, ndryshim ky që mund të kërcënojë vendet e punës në Evropë.
“Tarifat do të kishin një ndikim të drejtpërdrejtë në konkurrencën e prodhimit të automjeteve elektrike të BE-së duke ulur pjesën tonë në tregun numër një të eksportit të automjeteve elektrike në Evropë", shkruajnë prodhuesit e makinave, duke iu referuar MB-së.