Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche-ja elektrike thyen rekordin, kalon përmes SHBA-së me vetëm 2,5 orë karikim

Një Porsche elektrike ka thyer rekordin për kalimin e Shteteve të Bashkuara me kohën më të shkurtër të karikimit, duke udhëtuar nga Los Anxhelosi në New Jork me më pak se 2.5 orë karikim.

Porsche Taycan 2021, e drejtuar nga entuziastI i makinave elektrike Wayne Gerdes, udhëtoi mbi 4,500 km nga bregu në breg, duke kaluar vetëm dy orë, 26 minuta dhe 48 sekonda duke u rimbushur në stacionet e Electrify America gjatë rrugës.

Ai theu rekordin ekzistues me gati tre herë dhe ishte pesë herë më i mirë se koha rekorde e karikimit e vendosur nga një Tesla Model S.

Udhëtimi u përfundua më 12 nëntor 2021, por u njoh vetëm së fundmi nga Rekordet Botërore Guinness.

"Jam krenar dhe sinqerisht pak i befasuar që kam parë standardin e ri me një diferencë të tillë”, ka thënë Gerdes.

“Taycan performoi edhe më mirë se sa pritej. Performanca, komoditeti dhe mbajtja e tij në rrugë ishin të shkëlqyera, por metrika e spikatur së bashku me kapacitetin e karikimit ishte efikasiteti i tij. Unë nuk mund të drejtoj një makinë me gaz ose naftë në të gjithë vendin për atë sasi të vogël sot, dhe po drejtoj një makinë sportive ekzotike të orientuar drejt performancës”, ka shtuar Gerdes.

Edhe Porscheja tërheq 27 mijë vetura elektrike nga tregu, shkak rreziqet në bateri Auto Porscheja tërheq 27 mijë vetura elektrike nga tregu, shkak rreziqet në bateri

Rekordi u përfundua duke përdorur një Porsche Taycan standard 2021, megjithatë teknologjitë e reja të baterive së shpejti mund të përmirësojnë rrënjësisht kohën e karikimit dhe gamën e automjeteve elektrike.

Vitin e kaluar, një Tesla e modifikuar e pajisur me një bateri të gjeneratës së ardhshme ishte në gjendje të udhëtonte më shumë se 1200 km me një karikim të vetëm – gati dyfishi i diapazonit tipik të modelit standard S dhe shumicës së automjeteve me benzinë ​​të prodhuar në masë.