Festimet e Ditës së Tokës vazhduan me dy tituj të rinj të rekordeve botërore Guinness të arritur me sukses nga dy organizata të ndryshme që e përkujtuan këtë ditë në mënyra shumë të veçanta, por shumë të ndryshme, shkruan faqja zyrtare e rekordeve Guinness.
Nga teknologjia që ndryshon me shpejtësi të veturave elektrike te përdorimi i mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet më urgjente siç është ambienti, këto janë historitë e dy organizatave që bënë histori duke festuar Ditën e Tokës.
Distanca më e madhe e përshkuar nga një furgon elektrik me një mbushje të vetme
20 prilli 2022 nuk ishte vetëm një ditë tjetër në punë për Stephen Marlin (SHBA), i cili pasi udhëtoi 416.57 km nga New York City në Uashington DC për të dorëzuar një paketë, theu rekordin botëror për distancën më të madhe të përshkuar nga një veturë elektrike me vetëm një mbushje të baterisë.
Me mbështetjen e BrightDrop dhe FedEx, dhe duke drejtuar një BrightDrop Zevo 600, titulli rekord i Stephen Marlin synon të vazhdojë të shtyjë kufijtë e asaj që transporti elektrik mund të bëjë.
Më së shumti foto të njerëzve që përqafojnë pemët janë ngarkuar në Instagram brenda një ore
593 persona ndihmuan organizatën "Sempervirens Fund" të vendosë titullin e rekordeve botërore Guinness për numrin e fotove të ngarkuara në Instagram brenda një ore, të njerëzve që përqafojnë pemën. Pjesëmarrësit ngarkuan foto të tyre duke përqafuar një pemë si një mënyrë për të festuar Ditën e Tokës dhe për të ndarë dashurinë dhe kujdesin e tyre për planetin.
Si pjesë e #HugATreeChallenge, organizata jofitimprurëse nga Kalifornia vendosi të thyente një rekord botëror për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit për pemët si dhe për të mbledhur fonde për të vazhduar punën e tyre të drejtuar nga misioni.