Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Përfaqësia e BMW-së së shpejti me dizajn të ri

Ekspozitat e ardhshme të BMW-së do të kenë më pak vetura dhe secili model do të ketë një ekran, sallon ndeje, elemente unike ndriçimi dhe orendi të reja, ka thënë të shtunën kryetari i Forumit Kombëtar të Tregtarëve BMW, David Sloane.

Sloane ka njoftuar se dizajni modern synon të transformojë shitjen në një hapësirë me ndjeshmëri më të madhe, raportoi AutoNews.

"Prodhuesit po sjellin ndjeshmëri më të madhe në programet e tyre të përmirësimit të objekteve”, ka thënë Sloane. "Ka më shumë mendim dhe vullnet për të kërkuar të dhëna nga shitësit me pakicë për atë që ka kuptim dhe çfarë jo”, ka shtuar ai.

Kompania gjermane e automjeteve ka përditësuar dizajnin e saj të dyqanit për herë të fundit gati një dekadë më parë.