Një veturë e rrallë Ford Escort Cosworth është duke u shitur për afro 104 mijë euro (92.500 funte), shkruan “The Sun”.
Çmimi i kësaj veture të vjetër 28 vjet është gati katërfishtë më i madh se që ishte në vitin 1993, kur ishte blerë për 20.500 funte.
Vetura i ka mbi 21 mijë kilometra të kaluar dhe përshkruhet si në gjendje perfekte.
Pronari e kishte lënë në garazh që nga viti 1996. Pronari ka vendosur ta shesë atë nëpërmjet faqes së ankandit eBay, ndërsa sipas statistikave thuhet se vetëm 268 nga 7148 Coswortha janë ende në rrugë.
Pronari i veturës ka thënë se vetura është gati si e re.
Artikuj të ngjashëm
-
Ford RS200, vetura legjendare me çmim të pabesueshëm
-
Ford Escorti i vitit 1983 shitet mbi 30 mijë funte
-
Ford Capri i lënë në garazh për 19 vjet, nxirret në shitje për çmim të lartë
-
Gjendet pas 47 vjetësh vetura e rrallë në Britani
-
Ferrari i rrallë, me vetëm rreth 400 km të kaluar, pritet të shitet mbi 2 milionë euro