Një ekip i entuziastëve të veturave kanë kthyer ëndrrën e tyre në realitet duke ndërtuar një superveturë të tyre Bugatti në oborrin e tyre, raporton “Daily Mail”.
Në xhirime shihet një grup i shokëve nga Vietnami duke konstruktuar në mënyrë të kujdesshme ramin nga metali për kopjen e tyre të Bugatti Chironit, një veturë që shihet prej 2.5 milionë funte.
Më pas formojnë konturin me një shtresë balte.

Gjatë 365 ditëve, një grup i ekspertëve të qeramikave dhe inxhinerëve kanë punuar pa ndalur, duke mbuluar argjilën me një material tekstili me fije qelqi për të krijuar pjesën e jashtme dhe të brendshme të veturës. Ndërsa vendosën edhe veçori tjera, përfshirë edhe sistemin me drita LED. Po ashtu vendosën një motor para se të dalin në rrugë me veturën e krijuar.
Gjatë klipit grupi i të talentuarve, që drejtojnë kanalin në YouTube, NHET TV, shihet duke e nxjerrë superveturën nga garazhi.
Vetura ka një motor të vogël në mënyrë që të ecë nëpër rrugët lokale.
Edhe
Ferrari punëdore i disa vietnamezëve në shitje për 25 mijë dollarë
Grupi ka shkruar në YouTube: “Ne kaluam një vit duke ndërtuar këtë veturë. Realizuar ëndrrën për të pasur në pronë një superveturë si Bugatti Chiron. Kjo vidoe është përmbledhje e procesit”.
Video është shikuar 7 milionë herë dhe ka marrë mbi 10 mijë komente.
