Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Një BMW 20-vjeçare del në shitje për 80 mijë dollarë

Pak kohë pasi një BMW E46 M3 me kilometrazh të ulët u shit në ankand për 83.000 dollarë, një tjetër njësi fantastike e këtij modeli ka dalë në shitje për 79.900 dollarë.

Vetura ndodhet në West Chester të Pensilvanisë dhe ka të kaluara vetëm 12.171 kilometra, edhe pse është pothuajse 20 vjeçe.

Është i lyer me ngjyrë të zezë metalike, ka rrotë origjinale, sistem GPS, ulëse të përparme që rregullohen në mënyrë elektronike e sistem zëri Harmon Kardon.

Image

Vetura ka motor 3.2-litërsh me gjashtë cilindra që zhvillon 333 kuaj fuqi dhe shoqërohet me një transmetim manual me 6 shpejtësi.

Jo vetëm pjesa e jashtme është në gjendje perfektë. Edhe ajo e brendshme dëshmon se vetura është përdorur pak.

Pronari i ri do të duhet të ndajë 79,900 dollarë për të, që është më shumë se nëse do të blinit një BMW M3 Competition të ri, i cili në SHBA kushton 72.800 dollarë. /autoblog

Image