Kompania gjermane e veturave, BMW, ka prezantuar modelin XM i cili do të jetë hibrid dhe më pak tradicional se modelet M, shkruan AutoExpress.
Në BMW XM do të jetë hera e parë që kompania gjermane do të ketë motor të elektrizuar në një veturë të modeleve M. Është një hibrid V8.
XM-ja gjithashtu do të ketë grilat më të mëdha që kemi parë ndonjëherë në veturat BMW.
Gomat standarde do të jenë rreth 53 centimetra, por me porosi të veçantë mund të ketë edhe 54 dhe 55 centimetra të cilat do të kushtojnë më shtrenjtë.
XM-ja pretendohet të ketë fuqinë për ta rivalizuar Prosche Cayenne Turbo S E-Hybrid me 671 kuaj fuqi.
Edhe
BMW prezanton modelin X3 2025
Sipas BMW-së, XM-ja arrin shpejtësinë 100 km/h nga 0 në 4.3 sekonda.
XM-ja është i gatshëm për porosi. Kushton 163 mijë euro, ndërsa dërgesat e para do të fillojnë në vitin 2023.