Kompania Nissan Motor ka shtyrë sërish lansimin e veturës së saj elektrike Ariya B6 SUV, për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve dhe ndërprerjeve të tjera të zinxhirit të furnizimit, ka bërë të ditur të hënën në mbrëmje, kompania japoneze.
Modeli i dytë elektrik i veturës Nissan, Ariya tani do të dalë në shitje më 12 maj në Japoni.
Vetura ishte paraparë të lansohej në mesin e vitit 2021, mirëpo ishte shtyrë për shkak të mungesës së çipave, si pasojë e COVID-19.
Shitjet në Evropë parashihet të nisin gjatë verës, ndërkaq në SHBA gjatë vjeshtës, ka bërë të ditur Nissani.
Një edicion i kufizuar i SUV-ëve kishte dalë në shitje në Japoni ashtu siç ishte planifikuar, në janar të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Nissani vonon lansimin e veturës elektrike “Ariya”, shkak mungesa e çipave
-
Toyota shtyn planet për prodhimin e veturave elektrike në SHBA
-
Nissani zotohet se do të lansojë vetëm vetura elektrike në Evropë
-
Ford Exploreri i ri plotësisht elektrik do të dalë në shitje vitin e ardhshëm
-
Nissan dhe Infiniti Preview EV Sedans vijnë në vitin 2025