Një nga viktimat më të mëdha të tarifave të mundshme të Donald Trumpit ndaj Meksikës dhe Kanadasë është prodhuesi japonez i automjeteve, Nissan.
Derisa është e paqartë nëse presidenti i SHBA-së do t’i zbatojë tarifat e tij të premtuara prej 25 për qind, një vendim i tillë do të ishte goditje e rëndë për prodhuesin numër 3 të automjeteve japoneze, i cili është në bisedime për t’u bashkuar me Hondan.
SHBA-ja është tregu kryesor për nga shitjet e automjeteve për Nissanin dhe rivalët më të mëdhenj Toyotan dhe Hondan.
Të tre prodhuesit japonezë të automjeteve prodhojnë disa nga modelet e tyre më të njohura amerikane në Kanada ose Meksikë. Si i tillë, ndikimi i tarifave do të ishte i rëndësishëm për të tre, thonë analistët dhe ekspertët e industrisë.
Megjithatë, Toyota dhe Honda janë më të përgatitura sa i përket tarifave, si në aspektin e financave të tyre ashtu edhe në aftësinë për të rritur çmimet dhe për të kaluar disa nga kostot e tarifave tek konsumatorët.
Nissani ka rreth 27 për qind të shitjeve të tij në SHBA nga Meksika, krahasuar me pothuajse 13 për qind të Hondas dhe 8 për qind të Toyotas, sipas S&P Global Mobility.
-
Prodhuesit e automjeteve paralajmërojnë se tarifat e Trumpit do t’i rrisin çmimet deri në 25%
-
Trumpi kërcënon me tarifa deri në 50% për të gjitha automjetet e Kanadasë
-
SHBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete
-
FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja