Baojun, i krijuar nga bashkëpunimi i kompanisë amerikan GM dhe asaj kineze SAIC, ka paralajmëruar një crossover elektrik me dizajn që kujton Suzuki Jimny, ndërkohë që sipas disa informacioneve, do të shitet nën një markë të re - Kiwi.
Derisa gjithçka të bëhet zyrtare, bëhet e ditur se kjo risi me shumë mundësi do të jetë e disponueshme me 80 kW/109 HP dhe bateri 31.9 kWh. Besohet se me një mbushje do të mund të përshkojë rreth 300 km.
Ende nuk ka pamje nga brendësia e veturës, por priten instrumente digjitale dhe një sistem multimedial me ekran të madh.
Premiera do të bëhet këtë vjeshtë, ndërkohë shitjet në Kinë do të fillojnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. /Autoblog

Artikuj të ngjashëm
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Kopja kineze e Land Rover Defender që kushton vetëm 14.500 euro
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”