Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mungesa e mikroçipave sjell humbje javore, rreth 28 mijë vetura largohen nga prodhimi

Prodhuesit e automjeteve kanë hequr 27.700 vetura të tjera nga planet e tyre të prodhimit në mbarë botën për shkak të mungesës së mikroçipave, kryesisht të nisur nga shkurtimet në Azi, shkroi të dielën “Automotive News”.

Sipas vlerësimit të fundit nga “AutoForecast Solutions”, kjo shifër tregon një reduktim të madh nga java e kaluar.

Për shkak të këtij problemi, rreth 2.26 milionë automjete janë eliminuar deri tani këtë vit.

Rreth 25.500 automjete u larguan nga prodhimi në fabrikat në Azi, duke mos përfshirë Kinën, ndërsa 2.200 humbën në Amerikën e Veriut.

Reduktime të tjera nuk u raportuan në Evropë, Kinë, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme apo në Afrikë, megjithatë automjetet vazhdojnë të largohen nga prodhimi për arsye të tjera, veçanërisht në Kinë, ku arsyet më të mëdha janë shkak i COVID-19.

"Ulja e prodhimit në Kinë ka qenë kryesisht për shkak të mbylljeve të lidhura me pandeminë. Këto humbje prodhimi kanë fshehur humbjet e mundshme nga mungesat e gjysmëpërçuesve në Kinë, por vazhdojnë të pengojnë prodhimin në të gjithë botën ku çipat merren nga fabrikat e mbyllura për shkak të COVID-19”, ka thënë Sam Fiorani, nënkryetari i parashikimit global të automjeteve të “AutoForecast”.