Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla tërheq mbi 1.6 milionë makina në Kinë për probleme të softuerit të drejtimit

Tesla

Tesla po tërheq më shumë se 1.6 milionë automjete në Kinë për probleme me softuerin e drejtimit dhe sistemet e mbylljes së dyerve.

Tërheqja përfshin modelet e saj S, X, 3 dhe Y si dhe 7538 automjete të importuara, shkruan BBC.

Problemet do të rregullohen me përditësime në distancë të softuerit, që do të thotë se automjetet nuk do të kenë nevojë të dërgohen në dyqane të shitjes ose garazhe.

Para një muaji Tesla tërhoqi dy milionë makina në SHBA për shkak të problemeve në softuerin e autopilotit.

Tesla do të lëshojë një përditësim softuerësh për 1 milion e 610 mijë e 105 automjete, duke përfshirë Modelet S dhe X të importuara dhe makinat Models 3 dhe Y të prodhuara në Kinë nga viti 2014 deri në 2023.

Edhe Tesla tërheq mbi 1.6 milionë vetura në Kinë Auto Tesla tërheq mbi 1.6 milionë vetura në Kinë

Tesla do të përmirësojë gjithashtu softuerin për 7,538 makina “Model S dhe X” për të rregulluar problemin e dyerve që mund të zhbllokohen në aksidente.

Tesla ka një treg të madh konsumi në Kinë – ku njerëzit janë inkurajuar të blejnë automjete elektrike dhe hibride përmes subvencioneve. Vendi synon të ketë një shumicë të makinave me energji të pastër deri në vitin 2035.