Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla tërheq rreth 9 mijë automjete në Kinë, shkak softueri

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, do ta rregullojë softuerin në 8,700 automjete në Kinë, raportoi të dielën Reuters.

Rregullatori i tregut të Kinës ka njoftuar se ky rregullim i softuerit në mijëra automjete do të bëhet për të zvogëluar mundësinë e aksidenteve.

Veprimi që përfshin 1,071 Model S dhe Model X të importuara dhe 7,629 Model 3 të prodhuara në Kinë përshkruhet si tërheqje e produktit sipas rregulloreve kineze.

Ende nuk dihet nëse drejtuesit e automjeteve do të mund t’i kthejnë ato në Tesla për rimbursim.

Disa automjete që i nënshtrohen tërheqjes kanë komunikime të paqëndrueshme të qarkut të integruar me kamerën e pasme për shkak të problemeve me softuerin. Prandaj është parë si mundësi e rrezikut të përplasjes së automjetit.